Rinovimi me Juventusin, Chiellini hedh hapin e parë

Futboll

Rinovimi me Juventusin, Chiellini hedh hapin e parë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:36
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini është lojtar i lirë prej datës 1 korrik. Mbrojtësi i njohur fitoi Euro 2020 si kapiten me Italinë, teksa këto ditë do të takohet me presidentin e Juventusit në lidhje me rinovimin.

36-vjeçari është pjesë e bardhezinjve prej vitit 2005 dhe dëshiron të vijojë të mbajë veshur fanellën e rekordmenëve të futbollit italian. GDS shkruan se Chiellini kërkon një kontratë 2-vjeçare.

Kapiteni i Juventusit është i vendosur të luajë edhe në Botërorin Katar 2022 me kombëtaren e kaltër, teksa pretendon edhe rritje rrogë.

Juventusi i dhuron aktualisht 3.5 milion euro në sezon, ndërsa kërkesa e Chiellinit për Andrea Agnellin do të jetë 5 milion euro në sezon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat