FSHF me fjalë të mëdha për Çokajn

Futboll

FSHF me fjalë të mëdha për Çokajn

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:59
FSHF me fjalë të mëdha për Çokajn

Lojtari i radhës që ka gjetur rrugën e rrjetës në këtë fundjavë nga legjionarët kuqezi është Enis Çokaj.

22-vjeçari kaloi në avantazh Lokomotivën e Zagrebit në sfidën ndaj Slaven Belupos, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi në minutën e 22-të të takimit.

Ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Lokomotivës, ndërsa shqiptari luajti për 90 minuta në këtë sfidë.

Çokaj ka qenë protagonist dhe javën e kaluar në ndeshjen hapëse të sezonit, duke dhënë 2 asiste në barazimin 2-2 ndaj Dinamos së Zagrebit. Ky është sezoni i tretë i mesfushorit e Kombëtares shqiptare me klubin e kroatëve duke u kthyer në një nga shtyllat e ekipit.

Një nisje që premton shumë për futbollistin shqiptar, i cili po tregon rritje të vazhdueshme dhe konstante, shkruan në faqen e FSHF.së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat