Marotta: Kundër distancës, humbëm 120 milionë €

Futboll

Marotta: Kundër distancës, humbëm 120 milionë €

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:56
Beppe Marotta

Miralem Pjanic është objektivi i radhës i Interit në merkato. Mesfushori boshnjak nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe kërkon të rikthehet në Serie A, kampionat ku ka luajtur me Romën dhe Juventusin.

31-vjeçari pëlqehet edhe nga Juventusi e PSG. Pjanic përfiton 7 milion euro në sezon, ndërsa Interi po nxiton të largojë Arturo Vidal. Më pas do të vijë oferta e parë për klubin katalanas.

Ndërkohë, Romelu Lukaku ka mbyllur pushimet dhe është gati të vendoset nën urdhrat e Simone Inzaghit. “Momentet e fundit në pishinë, koha të rikthehem në shtëpi“, shkruan në Instagram bomberi i kampionëve të Italisë.

Përveç sulmuesit belg, nesër bashkohen me Interin edhe Perisic, Vidal, Lautaro Martinez dhe Sanchez. Pushim do të qëndrojnë edhe disa ditë Nicolo Barella e Alessandro Bastoni, kampionë Evrope me Italinë.

Kalojmë te Giuseppe Marotta, i cili ka një mendim në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume. Sezoni i ri i Serie A do të nisë me tifozë, stadiumet mund të mbushen me 50%, por të pranishmit duhet të mbajnë distancë prej një metri me njëri-tjetrin.

“Do të ishte e dobishme të eliminohej distanca midis një metri, duke e mbajtur Green Pass të detyrueshëm, që në këtë moment përfaqëson maksimumin e mbrojtjes për të gjithë.

Me distancën prej 1 metri midis tifozëve, kapaciteti i parashikuar mbushjes së stadiumeve në masën 50%, do të ulej në 25-30%. Kjo situatë do të shkaktonte dëme të konsiderueshme në arkat e klubeve.

Ndërsa vlerësojmë vendimin e marrë nga qeveria për rikthimin e publikut, ne përpiqemi të punojmë së bashku për t’i bërë stadiumet më të sigurta.

Interit i mungojnë 120 milion euro fitime. Kjo është shuma që kemi humbur në dy sezonet e fundit“, deklaroi CEO i kampionëve të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat