PSG luan sonte miqësore me Sevillën

Futboll

PSG luan sonte miqësore me Sevillën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:05
PSG luan sonte miqësore me Sevillën

Sergio Ramos duhet të presë që të debutojë me fanellën e Paris Saint Germain.

PSG luan sonte miqësore me Sevillën, por ish kapiteni i Realit s’do të luajë në këtë ndeshje.

Klubi francez ka njoftuar se Ramos ka pësuar një dëmtim muskulore në stërvitjen e fundit dhe do të jetë jashtë së paku shtatë ditë, çka do të thotë se duhet të presë edhe disa ditë për të debutuar me fanellën e klubit të ri.

“Ai vuan nga një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Pritet të rikthehet pas rreth një jave”, thuhet në komunikatën e PSG-së.

Ramos u largua këtë verë nga Real Madridi pas 16 vjetësh, pasi i skadoi kontrata dhe nuk gjeti akordin me klubin për të rinovuar për të paktën edhe një sezon.

PSG e shfrytëzoi këtë duke marr njërin prej mbrojtësve më të mirë në histori me parametra zero, derisa i ka ofruar kontratë dy vjeçare, deri më 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat