Zvicra mbetet pa selektor 

Futboll

Zvicra mbetet pa selektor 

Nga: K.Goca Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:14
Zvicra mbetet pa selektor 

Palët janë rënë dakord! Siç njofton prestigjiozja zvicerane “Blick”, Vladimir Petkoviç ka nënshkruar me klubin Ligue 1 Bordeaux deri në vitin  2024.

Papritmas kjo ndodhi dhe shumë shpejt!

Bordeaux dhe Federata Zvicerane e Futbollit kanë arritur marrëveshje për Vladimir Petkoviçin (57-vjeçar). 

Selektori i Zvicrës nënshkruan kontratë në skuadrën franceze deri në vitin 2024.

Pasi Ottmar Hitzfeld udhëhoqi ekipin zviceran nga viti 2008 deri në 2014, më pas Vladimir Petkoviç e drejtoj Kombëtaren për shtatë vjet.

"Ishin shtatë vite të mrekullueshme me ekipin kombëtar të Zvicrës", tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat