Rivali i radhës për Teutën në Evropë

Futboll

Rivali i radhës për Teutën në Evropë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:34
Rivali i radhës për Teutën në Evropë

Teuta arriti një sukses historik duke u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës pasi mposhti 0-3 rivalët e Inter D’Eskaldes në Andorra.

Në raundin tjetër, durrsakët i pret një rival i vështirë, skuadra irlandeze Shamrok Rovers. Ndeshja e parë do të luhet në Irlandë në datën 5 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘’Niko Dovana’’ një javë më vonë.

Ky pritet të jetë një test mjaft i vështirë për Teutën, por koha që ka para e favorizon për të forcuar sa më shumë skuadrën për të bërë paraqitje dinjitoze.

Raundi i tretë i Ligës së Konferencës

5 gusht- Shamrok Rovers-Teuta

12 gusht- Teuta- Shamrok Rovers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat