Zhdrella mbetet besnik i Llapit

Futboll

Zhdrella mbetet besnik i Llapit

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:47
Zhdrella mbetet besnik i Llapit

Futbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Mentor Zhdrella, vazhdon edhe më tej në LF Llapi nga Podujeva, fituesi i Kupës së Kosovës.

“Kapiteni Mentor Zhdrella vazhdon bashkëpunimin me Llapin edhe për një edicion tjetër.

Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t'ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes bardhekaltër.

Pas 4 vitesh bashkëpunimi (2017-2021), kapiteni me 100 paraqitje, 20 gola e 30 asistime, do të jap kontribut për ekipin e vendlindjes edhe në vitin e 5-të me radhë.

Pas konsultave me Presidentin, Beqir Batatina, kapiteni Zhdrella i rikuperuar plotësisht nga lëndimet do vazhdoj t'i prij skuadrës drejt sukseseve”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat