Armando Broja shënon në fitoren e Chelseat

Futboll

Armando Broja shënon në fitoren e Chelseat

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:54
Armando Broja

Armando Broja vazhdon ta impresionojë Thomas Tuchelin në ndeshjet miqësore.

Rinovimi i kontratës me Blutë duket se e ka motivuar sulmuesin e Shqipërisë që ka shënuar edhe në miqësoren kundër Bournemouth, të cilën e fitoi Chelsea 2-1.

Blutë e Londrës ishin duke humbur deri në minutën e 72-të, Emiliano Marcondes e kishte kaluar në epërsi Bournemouthin në minutën e 66’.

Por, pas gjashtë minutave prej kur Chelsea kishte pranuar golin, doli në skenë sulmuesi i Kombëtares shqiptare që sapo ka rinovuar kontratën me Chelsea dhe shënoi për 1-1.

Më pas, Chelsea mori kontrollin e ndeshjen dhe Ike Ugbo shënoi për 2-1 në minutën e 66’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat