De Paul: Më kanë folur për dashurinë e tifozëve

Futboll

De Paul: Më kanë folur për dashurinë e tifozëve

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 11:01
De Paul: Atletico, kurorëzimi i një ëndrre

Rodrigo de Paul ka thënë fjalët e tij të para si një lojtar i Atletico Madrid. Ish-lojtari i Udinese-s, i cili ka mbërritur në qytetin spanjoll në ditët e kaluara, ka dhënë një intervistë të shkurtër për kanalet zyrtare të Colchoneros.

“Atletico Madrid është një klub gjigant, por me njerëz që të bëjnë të ndihesh si në familje. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”, ka thënë mesfushori argjentinas.

“E kam kuptuar se çfarë dua dhe dua të vazhdoj të shkruaj faqe të historisë për këtë klub të bukur që më ka hapur dyert. Simeone? Është e pabesueshme të drejtohesh nga një prej trajnerëve më të mirë të botës”, ka shtuar De Paul.

“Do të mësoj shumë nga ai, e shikojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Mendoj se rivaliteti brenda skuadrës do të na përmirësojë. Jam këtu për të luftuar dhe për ta përmirësuar skuadrën”.

Në fund, një mesazh për tifozët: “Janë një pjesë e rëndësishme. Më kanë folur për dashurinë e tifozëve për klubin e tyre. Dua t’u them se do të bëjmë gjëra të rëndësishme bashkë”, ka përfunduar De Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat