Në garë hyn edhe Zeniti

Futboll

Në garë hyn edhe Zeniti

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:12
Në garë hyn edhe Zeniti

Nikola Vlasic mbetet objektiv primar i Milanit, por blerja e kartonit të kroatit komplikohet gjithmonë e më shumë. Kjo pasi kuqezinjtë janë ofruar për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa rusët e CSKA-së së Moskës ngulmojnë për detyrim blerjeje, ose shitje të menjëhershme.

Së fundi në garë për shërbimet e fantazistit kroat është futur edhe klubi tjetër rus, Zanit Shën Petërsburg, që ka ofruar blerjen e menjëhershme për shifrën e 25 milionë eurove, duke joshur jo pak drejtuesit e CSKA-së.

Pavarësisht rivalitetit të lartë mes dy klubeve, moskovitët mund të pranojnë shitjen e Vlasic te Zeniti, pasi po hasin në vështirësi financiare dhe 25 milionë euro kesh do të përktheheshin në frymëmarrje për arkat e skuadrës.

Megjithatë vetë Vlasic preferon një transferim në Serinë A te Milani, ndaj nuk është ulur në negociata me drejtuesit e Zenitit, pasi i ka premtuar Maldinit se do ta presë edhe disa ditë që të gjejë gjuhën e përbashkët me CSKA-në.

Fantazisti kroat është emri i përzgjedhur nga Pioli e Maldini për të pasuar Hakan Calhanoglu në rolin e fantazistit, pasi turku refuzoi rinovimin e kontratës me kuqezinjtë dhe u transferua te Interi me parametra zero muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat