​Arsenali kërkon Martinez, i ofron Interit Bellerinin

Futboll

​Arsenali kërkon Martinez, i ofron Interit Bellerinin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:39
Lautaro Martinez

Klubi londinez është i gatshëm ta përdorë në një marrëveshje shkëmbimi mbrojtësin spanjoll, pasi nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Arsenali thuhet se do ta përdorë mbrojtësin e krahut të djathtë Hector Bellerin në marrëveshjen për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez nga Interi, raporton “Football Insider”.

“Topçinjtë” nuk mund të përballojnë shumën e lartë të kartonit të Martinez që po e kërkon kampioni italian, dhe janë të gatshëm që ta përdorin Bellerin në marrëveshje për ta zbritur çmimin e argjentinasit, përcjell KosovaPress.

Interi ka shprehur interesim në mbrojtësin e Arsenalit, Bellerin, dhe e sheh atë si zëvendësues të Achraf Hakimit, i cili u largua drejt Paris Saint-Germain këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat