​Lukaku nuk dëshiron të transferohet te Chelsea

Futboll

​Lukaku nuk dëshiron të transferohet te Chelsea

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:47
Romelu Lukaku

Ylli belg është shprehur i lumtur te kampioni i Serie A.

Sulmuesi i Belgjikës dhe i Interit Romelu Lukaku e ka bërë të qartë që nuk është i interesuar për t’u rikthyer te Chelsea këtë verë, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Është spekuluar që sulmuesi belg mund të transferohet këtë verë në “Stamford Bridge” , dhe tani raportohet që është i gatshëm që të mos pranojë asnjë ofertë vetëm për të qëndruar tek Interi, përcjell KosovaPress.

Lukaku ishte ndër lojtarët kyç të Interit për sezonin e kaluar në sigurimin e titullit të “Scudettos”, ku 28-vjeçari ka regjistruar 24 gola dhe 10 asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat