Edhe një shqiptar nga Kosova do ta provojë futbollin holandez. Arianit Ferati ka nënshkruar me skuadrën holandeze, Fortuna Sittard me të cilën ishte në prova tash e disa kohë dhe sipas klubit holandez, ai kishte bindur zyrtarët e lartë duke bërë që ata të nënshrkuajnë me të.
Ferati nënshkroi kontratë dy vjeçare me opsion për të shtuar edhe një të tretë.
“Më pëlqeu periudha e fundit, jam vërtet i lumtur që arrita t’i bind zyrtarët e Fortuna Sittard dhe tashmë jam lojtar i tyre”, tha Ferati.
“Do të jap kontributin tim për skuadrën, mezi pres ti njoftoj shokët e skuadrës ti shoh tifozët në stadium dhe ju siguroj që do të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Arianit Ferati.
Mesfushori Ferati karrerën e ka filluar në futbollin gjerman, përkatësisht tek Stuttgart.