Refuzoi Arsenalin, Locatelli do vetëm këtë ekip

Futboll

Refuzoi Arsenalin, Locatelli do vetëm këtë ekip

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:17
Refuzoi Arsenalin, Locatelli do vetëm këtë ekip

Manuel Locatelli vazhdon të ngulmojë për të ardhmen e tij. Interesi i Juventusit për të dihet, po ashtu, edhe pse takimet e mëparshme me Sassuolo nuk kanë çuar në “tymin e bardhë”. Në orët e ardhshme priten kontakte të reja, të konfirmuara nga CEO i Sassulo, Giovanni Carnevali, për mikrofonat e “Sky Sport”. Vullneti i mesfushorit, megjithatë, është mjaft i qartë:

“Nesër do të flasim, por nuk është e sigurt se do të takohemi. Locatelli dëshiron Juventusin, por për të mbyllur marrëveshjen na duhet një akord që nuk ekziston vetëm për momentin. Ne do të donim që Manuel të luante përsëri në Itali, edhe pse Arsenali bëri një ofertë, një ekip tjetër anglez gjithashtu hyri në garë”.

Berardi pëlqen Leicester, por mundësia që “yjet” të mbeten në Emilia Romagna ekziston.

Qëllimi është të mbyllet çdo negociatë e hapur brenda javës së parë të gushtit: “Ne duam ta mbajmë Berardin, sepse është lojtari ynë kryesor. Nëse marrim një ofertë të rëndësishme do ta vlerësojmë dhe do ta diskutojmë me futbollistin. Qëllimi nuk është të shesim askënd pas 8 gushtit, sepse duam t’i qasemi kampionatit të ri me qetësi” .

Së fundi, një shaka për Miralem Pjanic, i cili është gjithashtu afër Juventusit: “Ndoshta do të jetë më e lehtë për Juventusin të blejë Pjanic sesa Locatelli … (qesh)".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat