Ndahet mes emocionesh me tifozët shkodranë

Futboll

Ndahet mes emocionesh me tifozët shkodranë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:49
Ndahet mes emocionesh me tifozët shkodranë

Eni Imami e mbyll me shumë emocione përvojën me Vllazninë, skuadër me të cilën e mbylli sezonin e kaluar si nënkampion i Shqipërisë dhe fitues i Kupës.

Pas ndeshjes së kthimit me AEL Limasolin në “Loro Boriçi”, 28-vjeçari është përshëndetur me tifozët e zjarrtë shkodranë, që e përgëzuan për kontributin e dhënë për ekipin kuqeblu në pjesëmarrjen në Conference League, edhe pse dihej që kishte arritur marrëveshjen me Dinamon për vijimin e karrierës.

Imami ka dhënë maksimumin si me Siroki Brijeg, në atë kualifikim fantastik me përmbysje rezultati në “Loro Boriçi”, ashtu edhe ndaj qipriotëve të AEL Limasolit, pavarësisht eliminimit.

Imami do ta vijojë karrierën në klubin ku hodhi hapat e parë si profesionit, pikërisht tek Dinamo, që rikthehet në Superiore pas plot 9 vitesh në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat