Milani nuk i premton minuta të rregullta, Hauge drejt kalimit në Bundesliga

Futboll

Milani nuk i premton minuta të rregullta, Hauge drejt kalimit në Bundesliga

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:50
Jens Petter Hauge

Milani nuk mund t’i sigurojë minuta të rregullta Jens Petter Hauge dhe talenti norvegjez duhet të shikojë për një tjetër klub, ku të luajë dhe të rrisë cilësitë e tij.

Edhe klubi po punon për këtë dhe raportimet e fundit njoftojnë se në ditët në vijim Hauge do largohet përkohësisht nga Milani, për t’u bashkuar me Eintracht Frankfurt në Gjermani në formën e huazimit.

Pietro Balzano Prota, gazetar pranë Miani njofton marrëveshjen mes klubeve.

21-vjeçari në sezonin e shkuar luajti në 18 ndeshje në Serie dhe 3 prej tyre i nisi si titullar. Ai grumbulloi 520 minuta dhe shënoi 2 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat