Liverpool dhe Man Utd në garë për transferimin e Saul Niguez

Futboll

Liverpool dhe Man Utd në garë për transferimin e Saul Niguez

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 20:47
Saul Niguez

Mesfushori Saul Niguez duket se karrierën do ta vazhdojë në Angli.

Sipas ‘The Mirror’, e ardhmja e Saulit do të jetë në Angli.

Interesim për mesfushorin kanë shfaqur prej kohësh Liverpooli dhe Man Utd.

Raportohet se agjentët e futbollistit do të jenë në Angli të dielën për të biseduar me dy gjigantët anglez.

Mbetet të shihet se cili klub do ta fitojë garën për transferimin e spanjollit, që ka një çmim prej rreth 40 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat