​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Futboll

​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:36
​James Rodriguez nuk dëshiron të rikthehet në Real Madrid

Janë duke qarkulluar disa spekulime që ylli kolumbian mund të rikthehet te gjiganti spanjoll, por tani si duket gjasat e këtij transferimi janë të pakta.

Mesfushori me tipare sulmuese i Evertonit James Rodriguez ka treguar që nuk dëshiron të rikthehet tek Real Madridi.

Mesfushori ka kaluar gjashtë vite tek gjiganti spanjoll, edhe pse dy nga sezonet e tij i ka kaluar në formë huazimi tek Bayern Munichu.

Rodriguez u largua nga Reali verën e kaluar për t’iu bashkuar Evertonit, por kanë filluar të qarkullojnë disa spekulime për një rikthim të tij në “Santiago Bernabeu”, pas rikthimit të trajnerit Carlo Ancelotti nga Evertoni tek Reali.

“Jo, nuk mendoj që do të ritkhehem. Është një kapitull i mbyllur, i cili nuk do të përsëritet më. Do të qëndroj ashtu”, tha Rodriguez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat