Juventusi arrin akordin

Futboll

Juventusi arrin akordin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:15
Juventusi arrin akordin

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, talenti brazilian Kaio Zhorzh, do të vijojë karrierën te Juventusi. Sipas portalit të gazetarit Ganluca Di Marzio, numri 9 i Santosit, ka arritur akordin total me klubin italian, teksa në ditët në vijim do të zbarkojë në Torino, për të nisur aventurën e re me bardhezinjtë.

Mësohet se në orët e fundit, pati një përshpejtim të negociatave, teksa operacioni u mbyll me sukses, duket u arritur marrëveshja verbale, teksa tashmë mungon vetëm nënshkrimi i kontratës

Klubi brazilian do të përfitojë 1.5 milionë euro fikse, plus 1.5 në formën e bonusit, në rast se Juventusi kualifikohet në Champions. Gjithashtu Santosi pritet të përfitojë edhe 1 milionë euro shtesë, kur Kaio Zhorzh të arrijë një numër të caktuar ndeshjes. Një operacion ky që i sjell arkave të klubit brazilian në total 4 milionë euro.

Santosi gjithashtu ka mbajtur 5% të kartonit në rast se talenti rishitet në të ardhmen. Gjithashtu ekziston edhe një klauzolë në rast të një huazimi të mundshëm në të ardhme në Amerikën e Jugut. Kaio do të firmosë deri në vitin 2026 me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat