Vllaznia ndanë rrugët me mesfushorin

Futboll

Vllaznia ndanë rrugët me mesfushorin

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:22
Vllaznia ndanë rrugët me mesfushorin

Mesfushori Millosh Kaleziç është i larguari i radhës pas eliminimit të Vllaznisë nga Liga e Konferencës.

Ashtu si Eni Imamit dhe Haris Dilaveri, që u përfundoi kontrata me klubin shkodran dhe nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovim, me mesfushorin malazez.

Lajmi për “divorcing” me Kaleziç, klubi e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke e falenderuar mesfushorin, për kontributin e dhënë në gjysmën e dytë të sezonit.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Milos Kaleziç.

KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Faleminderit Milos Kaleziç!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat