Koeman u shpreh mjaft i lumtur për Depayn

Futboll

Koeman u shpreh mjaft i lumtur për Depayn

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:12
Koeman u shpreh mjaft i lumtur për Depayn

Barcelona mposhti lehtësisht Stutgartin me rezultatin 0-3. Në këtë ndeshje u dallua lojtari më i ri Memphis Depay, i cili shënoi në rastin e parë të rrezikshëm.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i katalanasve, Koeman u shpreh mjaft i lumtur për Depay dhe kombinimin e tij shumë të mirë me Griezmann.

“Njerëzit e njohin Memphis Depay që nga Manchester United dhe Lyon. Ai e ka provuar që është një golashënues.

Sot shënoi në rastin e parë të rrezikshëm, me një aksion individual. Depay i jep diçka ndryshe skuadrës. Kombinimi i tij me Griëzmann është shumë i mirë dhe i rrit cilësinë skuadrës.

Do të ketë konkurrencë të madhe në skuadër, së bashku me Agueron dhe Messin, të cilin shpresojmë ta kemi përsëri në skuadër”- u shpreh Koeman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat