Balaj nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës

Futboll

Balaj nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:51
Balaj nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës

Nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por fillimi i këtij sezoni në aventurën e re në Rusi ka qenë shumë i mirë për Bekim Balajn. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka zbritur menjëherë në fushën e lojës me skuadrën e Nizhni Novgorod e cila që në dy javët e para ka tejkaluar parashikimet duke qëndruar larg fundit.

Debutuesit në elitën e futbollit rus, pasi mundën Soçin në javën e parë në shtëpi, morën sot një barazim 1-1 në fushën e Ural, ku nuk i shqetësoi as fakti se mbetën pa drita, shkruan Panorama Sport.

Në minutat e fundit të ndeshjes, të gjithë ndriçuesit në impianni e Ekaterinburg u fikën, duke lënë në terr lojtarët e të dy skuadrave. Për fat të mirë, energjia u rikthye dhe ndeshja mundi të vazhdonte, po pa pësuar ndryshim rezultati.

Kështu, pas dy javëve të para skuadra e Nizhni është në kuotën e 4 pikëve, duke i bërë një start të mirë këtij kampionati. Ndërsa pritet që së shpejti të festohen edhe golat e Balajt, i cili u afrua në ditët e fundit para nisjes së kampionatit dhe do i duhet pak kohë të ambientohet me shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat