UEFA nuk do t’i tërheqë sanksionet kundër klubeve

Futboll

UEFA nuk do t’i tërheqë sanksionet kundër klubeve

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:30
UEFA nuk do t’i tërheqë sanksionet kundër klubeve

UEFA beson se mund ta fitojë betejën ligjore kundër klubeve të përfshira në projektin e Super Ligës Europiane.

Qeveria Europiane e futbollit nuk do t’u nënshtrohet urdhrave të gjykatës së Madridit (sipas asaj që raporton shtypi spanjoll), e cila vendosi të premten e shkuar se të gjitha sanksionet e vendosura kundër klubeve të përfshira duhet të hiqeshin.

Gjykata vendosi gjithashtu se UEFA duhet të tërheqë mbrapsht të gjitha sanksionet e vendosura kundër klubeve italiane dhe angleze të përfshira. Tani çështja pritet të dëgjohet në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian në Luksemburg, e cila do të japë gjykimin e saj në lidhje me kontrollin e futbollit europian nga UEFA.

Presidenti i La Ligës, Havier Tebas, u shfaq i surprizuar nga zinxhiri i ngjarjeve që po ndodhin pas shpalljes së projektit të Superligës dhe nga vendimi i fundit i gjykatës. “Gjykata konfirmoi se asnjë prej klubeve nuk ka hequr dorë nga Super Liga. Projekti i Super Ligës vazhdon me përfshirjen e të gjitha klubeve themeluese dhe deklaratat e bëra janë të pamjaftueshme”, tha Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat