Shabani rikthehet në radhët e kampionit të Kosovës

Futboll

Shabani rikthehet në radhët e kampionit të Kosovës

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:06
Shabani rikthehet në radhët e kampionit të Kosovës

Arlind Shabani (19 vjeçar), njëri prej mesfushorëve më të talentuar dhe premtues të futbollit tonë, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme.

"Shabani ka kaluar nëpër pak klube, Prishtina vetëm skuadra e pestë në karrierë. KF KEK-u nga moshat e reja (2010-2018), KF Trepça’89 (2018-2019), Ramiz Sadiku si huazim (2019-2020) FC Struga Trim-Lum (2020-2021).

Ish-Anëtar i Përfaqësueses së Kosovës U19 ku debuton me 18 vjet dhe 28 ditë", njoton FC Prishtina.

“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë. Shpresoj që së bashku gjatë këtyre viteve ti arrijmë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozët tonë të flaktë Plisat”

“Sa i përket karrierës sime, unë Prishtinën e shoh si një ekip qe do më ndihmojë shumë për ti arritur synimet e mia për të luajtur në ekipet evropiane. Do të jap gjithçka nga vetja që të arrijmë rezultate sa më të mira dhe ta bëjmë krenar, gjithë kryeqytetin” ka thënë Arlind Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat