Sportisti italian grabitet

Futboll

Sportisti italian grabitet

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:13
Sportisti italian grabitet

Notari italian Lorenco Zazeri ka pësuar një tronditje sapo është kthyer nga Lojërat Olimpike.

Sportisti ka rënë pre e një grabitje ku i është vjedhur çanta me kujtimet e Olimpiadës. Grabitësit dyshohet se e kanë njohur makinën e sportistit pasi në Lojërat Olimpike Zazeri fitoi medalje argjendti në garën e notit 4×100 metra. Por, mrekullisht medalja ka shpëtuar pasi ajo ndodhej në qafën e sportistit italian.

Si ndodhi ngjarja- Zazeri kishte parkuar makinën para një pishine në Firence, dhe po festonte triumfin me disa miqtë e tij. Kur është kthyer te makina ka parë xhamin e thyer me grabitësit që kishin arritur t’i vidhin çantën me kujtimet nga Lojërat Olimpike.

Postimi i Zazerit- Italiani njoftoi për ngjarjen me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar hajdutëve t’i kthenin sendet mbrapsht pasi do t’i shpërblente.

‘’Sot, më 3 gusht, rreth orës 13:30 më kanë thyer xhamin e makinës sime para pishinës Bellariva në Firence.

Ndërsa po kaloja për të përshëndetur shokët e mi , duke vjedhur çantën me kujtimet nga Olimpiada, përfshirë GoPro dhe ipad me të gjitha videot e Olimpiadës dhe suveniret për familjen time. Unë u bëj thirrje hajdutëve , nëse e lexoni këtë postim, ju kërkoj të ktheni kujtimet e mia në Pishinën e Bellariva dhe t’i mbani të gjitha materialet e tjera që mund t’ju shërbejë. Unë jam gjithashtu i gatshëm të paguaj një ‘ shpërblim ‘ vetëm për t’i kthyer ato. Jam i shkatërruar, faleminderit”, shkroi sportisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat