E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime

Futboll

E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:48
E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime

E ardhmja e portugezit mbetet në dyshime duke ndjekur paraqitjen e dobët edicionin e kaluar, andaj dëshiron t’i bashkohet një skuadre që mund të garojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

City është në kërkim të një sulmuesi që të zëvendësojë Sergio Agueron dhe tani mediat janë duke raportuar se mund të bëjnë lëvizje për Ronaldon.

Sidoqoftë, një lëvizje e tillë do ishte e vështirë të ndodhte ngase në vitin 2013 ka pasur gjithashtu kësisoj raportime, por lojtari konfirmoi se nuk do ndodhte.

“Të luaj për City jo United? Nuk do e them këtë. Sepse zemra ime është te Manchester Unitedit. Do ta kisha shumë të vështirë të luaja për Man Cityn shkaku i Unitedit”, kishte deklaruar para tetë viteve.

Ndërkohë, ndoshta City është në listën e vogël të skuadrave që mund t’ia paguajnë pagën prej 31 milionë euro për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat