Silva është një nga objektivat e Atletico Madrid

Futboll

Silva është një nga objektivat e Atletico Madrid

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:24
Silva është një nga objektivat e Atletico Madrid

Bernardo Silva është një nga objektivat e Atletico Madrid. Portugezi është një “xhol”, aktivizohet në disa pozicione të mesit të fushës dhe është paraqitur shumë mirë në katër sezonet me Manchester City.

Ardhja e Jack Grealish ka nxjerrë në merkato 26-vjeçarin portugez, i cili mund të vijojë karrierën në LaLiga me kampionët në fuqi të Spanjës.null

Mundo Deportivo shkruan se Diego Simeone i beson shumë kualitetit dhe lojtarit luzitan, i cili luan si mesfushor ofensiv, por edhe si sulmuesi i krahut të djathtë.

Vetë Bernardo Silva e sheh me sy shumë të mirë transferimin në futbollin iberik. Atletico po përgatit një ofertë për Manchester City, që kërkon rreth 50 milion euro për ta lënë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat