Gjasula po mendon seriozisht të ndërrojë skuadër

Futboll

Gjasula po mendon seriozisht të ndërrojë skuadër

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:50
Gjasula po mendon seriozisht të ndërrojë skuadër

Klaus Gjasula ka luajtur pak me Hamburgun në muajt e fundit, përfshirë këtu fundin e edicionit të kaluar dhe fillimin e këtij sezoni.

Për të mos humbur edhe vendin në kombëtaren shqiptare mefushori kryeqytetas po mendon seriozisht të ndërrojë skuadër në këtë merkato verore.

Gjasula mund të largohet nga Hamburgu por me shumë gjasa do të vazhdojë të mbetet në Bundesligën e dytë pasi pëlqehet nga skuadra e Darmstadt.

Aktualisht te Hamburg Gjasula përfiton rreth 450 mijë euro në sezon, shifër që Darmstadt e ka të pamundur t’ia paguajë, por mesfushori shqiptar mund të pranojë të ulë pagën dhe marrëveshja për transferimin e Klaus Gjasulës te Darmstadt mund të mbyllet me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat