Agim Ibraimi sërisht shënon gol

Futboll

Agim Ibraimi sërisht shënon gol

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 10:46
Agim Ibraimi sërisht shënon gol

Pasi që mposhti me goleadë Pogradecin, Dinamo mposht një tjetër skuadër juglindore në miqësore, pikërisht Skënderbeun. Në stadiumin e qytetit të Korçës, blutë e Bledi Shkëmbi triumfuan me rezultatin 2-1 përballë skuadrës së Migen Memellit.

Të dyja skuadrat zbritën në fushë me formacionet më të mira të mundshme dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Dinamos falë golit të yllit të ekipit Agim Ibraimi.

Në fraksionin e dytë korçarët barazuan me Uerdi Marën, por në minutën e 71-të mbrojtësi nga Mali Ali Samake që është në provë te Dinamo realizoi golin e fitores së kryeqytetasve si për t’i dhënë një sinjal trajnerit Bledi Shkëmbi se mund të jetë një vlerë e shtuar për blutë në prapavijë.

Për Skënderbeun kjo ishte humbja e dytë rresht pas asaj ndaj Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat