Nazifi shënon për fitoren e Maqedonisë së Veriut  

Futboll

Nazifi shënon për fitoren e Maqedonisë së Veriut  

Nga: K.G. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:09
Nazifi shënon për fitoren e Maqedonisë së Veriut  

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut U-17, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Rumanisë U-17, në ndeshjen që u zhvillua në qendrën e futbollit Buftea në Rumani. 

Golashënues për Maqedoninë është shqiptari Zani Nazifi në minutën e 76 -të.

Edhe në minutën e 3 -të, Nazifi shënoi gol por që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Më 6 gusht, skuadra e Toni Jakimovski do të luajë një tjetër ndeshje miqësore kundër Rumanisë.

Për Maqedoninë U-17 luajtën: Stojanoviq - Arizankovski, Stojilevski, Markovski, Janevski, Zendelovski, Gjorgjievski, Stojanov, Nazifi, Elmas, Mitrov.

Po ashtu u paraqitën edhe: Tairi, Nuhija, Sulejman, Nikolovski, Manojlov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat