Askush nuk është përforcuar më shumë se PSG

Futboll

Askush nuk është përforcuar më shumë se PSG

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:41
Askush nuk është përforcuar më shumë se PSG

Askush nuk është përforcuar më shumë se PSG në merkato. Emra si Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Georgino Wijnaldum kanë zbarkuar në kryeqytetin spanjoll, teksa drejtuesit e klubit francez po i rezistojnë edhe sulmeve të Real Madrid për Kylian Mbappe.

Objektivi kryesor është triumfi në Champions League, trofe që klubi 50-vjeçar nuk e ka fituar kurrë më parë. Mauricio Pochettino ka në dispozicion një kontingjent fantastik lojtarësh. Tani priten suksese dhe nuk ka justifikime.

Ish-trajneri legjendar i PSG-së, Luis Fernandez flet troç në prononcimin e dhënë për L’Equipe. “Mendoj se PSG nuk do të hasë probleme në lidhje me fitimin e titullit kampion“, deklaron 61-vjeçari, i cili e ka drejtuar ekipin francez në tre periudha (1994-1996, 2000-2003 dhe 2017-2018).

Fernandez vazhdon edhe më tej, duke paralajmëruar edhe më të keqen. “Nëse PSG dështon të fitojë trofe këtë sezon, ata duhet të deklarojnë falimentimin.

Duke lënë mënjanë shakatë, unë mendoj se nëse e lejojnë Pochettinon dhe stafin e tij të punojnë në paqe, ndryshe nga ajo që ndodhi me Tuchel, ata nuk do të kenë probleme“, theksoi francezi i lindur në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat