Kahn tregon vështirësitë financiare

Futboll

Kahn tregon vështirësitë financiare

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:32
Kahn tregon vështirësitë financiare

Me Oliver Kahn si CEO, në klubin e Bajernit nis një epokë e re. Për ish-kapitenin dhe portierin gjerman, sfidat në Mynih do të jenë të mëdha. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Kahn tregon të gjitha planet që ka me bavarezët.

Si ndiheni në këtë rol të ri dhe të rëndësishëm që keni marrë në klubin e Bajernit?

Ndihem më rehat për sa i përket zyrës së re, edhe pse është një punë me shumë përgjegjësi. Bajerni është një klub i madh dhe gabimet nuk lejohen si jashtë fushe dhe brenda saj, por jam shumë entuziast dhe shumë mirënjohës që ma besuan mua këtë detyrë të re që më parë është kryer nga njerëz të mëdhenj.

Jeni ju ai që do të merrni vendime të rëndësishme. Sa ia dilni të përballoni këtë presion?

Për mua kjo nuk është një ndjesi e re. Edhe kur isha futbollist, kisha shumë presion në portë. Shiriti i kapitenit më dha shumë besim dhe përgjegjësi. Kam mësuar të përballoj presione dhe më të mëdha. Bota e futbollit e tillë është. Për mua është shumë e rëndësishme që të marrë vendime për të mirën e klubit, por nuk jam i vetëm në këtë detyrë pasi kam një staf i cili do të jetë njëlloj i përkushtuar si unë.

Në janar të 2020-ës thatë që Bajerni do të jetë në majë në të gjitha fushat?

Sportivisht ne si klub jemi në majë në shumë gjëra, edhe pse nga ana ekonomike po vuajmë pasojat e pandemisë, por nuk jemi vetëm ne. Bajerni është mësuar të përballojë çdo vështirësi dhe të bëjë më të mirën.

Kemi pasur mungesë të tifozëve, kjo ka bërë që të ardhurat të bien dhe të mendosh që në sezonin e ardhshëm do të jetë pothuajse e njëjta situatë. Kështu që, duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të veprojmë me zgjuarsi për të ruajtur stabilitetin. Duam që edhe në sezonin e ri të fitojmë titullin e të renditemi në treshen më të mirë në Europë.

Sa dëshpërues është fakti që pikërisht tani paratë për të investuar nuk janë të mjaftueshme?

Jemi duke punuar për të ndjekur modelin anglez, aty investitorët e kanë më të lehtë për të investuar edhe në kohë pandemie. Në fund ata (anglezët) ia arrijnë që në njëfarë mënyre të justifikojnë të ardhurat dhe respektojnë “Fair Play”-in Financiar. Për këtë jemi duke punuar edhe pse duhet kohë për ta realizuar.

Të jesh i suksesshëm nuk mjafton vetëm të kesh lojtarë të mirë dhe trajner të mirë, është një cikël i cili nis nga punëtori më i thjeshtë dhe deri tek njeriu më i rëndësishëm. Për këtë duhet krijuar një sistem që të funksionojë në të mirën e skuadrës. Mund të them që Bajerni është në rrugën e duhur për ta nisur këtë cikël, kemi lojtarë të mirë dhe të talentuar të cilët mund të nisin një cikël fituesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat