Vetëm 35 milion € për pasuesin e Lukaku

Futboll

Vetëm 35 milion € për pasuesin e Lukaku

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:58
Romelu Lukaku

Inter mund të përfitojë 130 milion euro nga transferimi i Romelu Lukaku te Chelsea, por nuk mund të shpenzojë më shumë se 35 milion euro për të gjetur pasuesin e tij.

Vlahovic e Zapata nuk mund të transferohen, pasi Fiorentina e Atalanta duan 40 deri në 50 milion euro. Kjo ka bërë që trajneri Inzaghi dhe drejtuesit teknikë, Ausilio dhe Marotta të zemërohen me drejtuesit.

Tifozët gjithashtu nuk kanë duruar dhe kanë shpalosur pankata kundër presidentit Zhang. Sikurse raportojnë mediat në Itali, Edin Dzeko ëshët sulmuesi i arritshëm për Interin.

“Veterani” 35-vjeçar i Romës mund të merret me 12 milion euro, pasi ka edhe një vit kontratë dhe verdhekuqtë nuk duan ta humbasin me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat