Matthijs de Ligt mendon largimin nga Juventusi

Futboll

Matthijs de Ligt mendon largimin nga Juventusi

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:04
Matthijs de Ligt mendon largimin nga Juventusi

Matthijs de Ligt është duke menduar largimin nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi holandez është transferuar dy vite më parë te Zonja e Vjetër, por ende nuk ka arritur të jetë lider në mbrojtjen bardhezi.

E ardhmja e holandezit gjithmonë ka qenë në dyshim tek torinezët dhe mund të ketë një largim të tij gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea po mendon për transferimin e ‘tulipanit’ për sezonin e ri.

Sipas asaj që ka shkruar Calciomercato, londinezët janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Juventusit për De Ligt.

Chelsea është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro, plus shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner për të arritur te Juventusi. Në shikim të parë duket një ofertë shumë e mirë, por mbetet të shihet nëse drejtuesit e Juventusit do ta pranojnë atë, raporton EO.

De Ligt u bashkua me Zonjën e Vjetër në vitin 2019 nga Ajax për 85 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat