Chelsea e fokusuar te Lukaku

Futboll

Chelsea e fokusuar te Lukaku

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 08:16
Romelu Lukaku

Chelsea është duke tentuar që sa më parë të transferojë Romelu Lukakun nga Interi.

Skuadra londineze tashmë ka filluar kontaktet me Nerazurët dhe janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Blues nuk janë të interesuar për Lionel Messin, duke qenë të fokusuar vetëm në ish-lojtarin e tyre.

Kështu, Chelsea shpreson të kompletojë transferimin e belgut me fillim të javës së ardhshme me një pagë afro 12 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Interi ka bërë të ditur se ata nuk duan asnjë lojtar, por vetëm shumë të hollash për ta lënë Lukakun të largohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat