Vazhdojnë largimet nga Barcelona

Futboll

Vazhdojnë largimet nga Barcelona

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:23
Ilaix Moriba

Barcelona ka vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën Ilaix Moribas.

Pas largimit të Messit nga Barcelona, nga “fshesa” e Laportas nuk ishte imun as i riu Ilaix Moriba.

Moriba nuk kishte pranuar që ta rinovojë kontratën pa iu rritur paga, ndërsa ky veprim kishte revoltuar drejtuesit “katalanas” të cilët i kishin ndërprerë negociatat me të.

Kjo kishte bërë që negociatat të ndaleshin, mirëpo pas disa kohësh ende pritej të arrihej një marrëveshje.

Por, sipas lajmeve nga Spanja, tani Barcelona ka vendosur që të mos ia rinovojë kontratën Moribas dhe është e hapur të dëgjojë ofertat për të.

Moriba është largimi dytë pas largimit “bombastik” të Lionel Messit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat