Trajneri i Barcelonës ka dy fjalë për Messin

Futboll

Trajneri i Barcelonës ka dy fjalë për Messin

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:50
Trajneri i Barcelonës ka dy fjalë për Messin

Pakkush e mendonte të mundur largimin e Lionel Mesit nga Barcelona por tashmë është realitet.

Rrugët e katalanasve me “Pleshtin” janë ndarë, duke lënë të tronditur tifozët e shumtë anembanë botës, por edhe vetë pjesëtarët e ekipit katalanas që nuk e pritnin një gjë të tillë.

Një prej tyre është edhe vetë trajneri Ronald Koeman, i cili ka vendosur të flasë 2 ditë pas vendimit që ndryshoi përgjithmonë historinë e Barcelonës. Trajneri holandez ka zgjedhur rrejtët sociale për të dhënë këtë mesazh të tijin për Mesin.

“Ende është e vështirë të asimilosh që nuk do të luash më te Barcelona. Faleminderit për të gjithë atë që ke bërë për klubin Leo.

Kam vlerësuar shumë sezonin që kemi punuar përkrah. Më ka bërë përshtypje etika jote e punës dhe dëshira për të fituar.

Kjo të bën lojtarin më të mirë në botë. Të uroj më të mirën për ty dhe familjen tënde”, shkruante Kuman në mesazhet e tij në rrjete sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat