Atletico Madrid arrin akordin me Rafa Mir!

Futboll

Atletico Madrid arrin akordin me Rafa Mir!

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:46
Atletico Madrid arrin akordin me Rafa Mir!

Rafa Mir ishte një nga futbollistët që spikati më shumë me Spanjën në Olimpiadën Tokyo 2020, ku La Roja fitoi medaljen e Argjendtë.

Sulmuesi i Wolverhamton i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Huesca shkëlqeu në Lojrat Olimpike dhe paraqitjet e tij nuk mbetën pa u vënë re nga Atletico Madrid.

Kampionët e Spanjës kanë arritur akordin me Wolves për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytetin spanjoll.

Rafa Mir i cili shënoi 16 gola me Huescan mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit sezonin e shkuar do të jetë sulmuesi i tretë i Atleticos së Madridit në sezonin e ri pas Suarez dhe Correas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat