Dhjetë emra që pritet të “flijohen” për të marë Messin

Futboll

Dhjetë emra që pritet të “flijohen” për të marë Messin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 11:25
Dhjetë emra që pritet të “flijohen” për të marë Messin

Njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, Lionel Mesi është agjent i lirë dhe mund të zgjedh se ku do ët vazhdojë karrierën e tij.

PSZH, Man. Siti, Al Saad, MLS, janë opsionet reale, ndërsa ajo më serioze shihet e skuadrës franceze.

Paris Sen Zhermeni është i gatshëm që të plotësojë të gjitha kushtet vetëm se të merr firmën e Mesit.

Ëndërra mbetet arkërimi i trofeut të Ligës së Kampionëve, një gjë që gjatë është duke pritur skuadra franceze. Sipas paralajmërimeve të mediave në Francë , PSZH është duke përgatitur kontratën 2 vjeçare me pagesë prej 30 deri më 40 mln euro, andaj për këtë duhet të largojë disa futbollist aktual te PSZH.

Në listën e publikuar nga mediat franceze janë 10 emra që pritet të “flijohen” për të marë Messin në Paris. Abdu Dialo, Tillo Kerer, Idrize Gueje, Rafinja, Mauro Ikardi, Ander Herera janë vetëm një pjesë të futbolistëve që javën e ardhshme mund të largohen nga PSZH.

Dita më parë, Ikardi dhe Herera, janë deklaruar se nuk duam që të largohen nga Parisi. Afati i merkatos në Ligën e Parë të Francës mbyllet me 20 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat