Perez reagon në lidhje me Messin

Futboll

Perez reagon në lidhje me Messin

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 13:30
Perez reagon në lidhje me Messin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të fundit.

Mediat dhe disa persona besojnë se Perez ka ndikuar në largimin e Lionel Messit nga La Liga, si dhe te vendimet e fundit të Barcelonës, skuadër që refuzoi marrëveshjen e La Liga-së me CVC-në.

Në rast që Barcelona do pranonte marrëveshjen, atëherë do mund të nënshkruanin rinovimin me Messin, por katalunasit e refuzuan dhe mediat spekuluan se prapa kësaj ishte Perez.

Por, presidenti i “Los Blancos” përmes një komunikate zyrtare tha se është e pamundur të ndikonte në këtë vendim.

“Është e pamundur që kam ndikim në largimin e Messit ose te ndonjë vendim tjetër te FC Barcelona”.

Ndërkohë, Messi u prezantua te PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat