Nagelsmann zbulon sekretin e lumturisë

Futboll

Nagelsmann zbulon sekretin e lumturisë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:55
Julian Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka zbuluar një detaj të panjohur të jetës së tij për Blickpunkt Sport.

Ish-trajneri i Leipzig ka folur për traktorin e tij dhe ka kujtuar fëmijërinë e kaluar në mal.

“Po, kaloj shumë kohë me traktorin tim që është shumë i bukur. Jeshilja e pyllit është me të vërtetë një ngjyrë e bukur”, ka thënë Nagelsmann.

“Të bëj sport në natyrë më bën të ndihem i lumtur. Kam kaluar një periudhë të lumtur si fëmijë në Alpet e Amergau. Shumë orë të mrekullueshme të fëmijërisë sime. Nuk kishte elektricitet, vetëm ujë të rrjedhshëm nga një burim”, ka kujtuar Nagelsmann.

“Janë aventura që të formojnë në fëmijëri dhe që të ndihmojnë t’i shikosh tensionet e sportit nga këndvështrime të ndryshme. Nuk duhet të mendosh për punën 24 orë në 24, 7 ditë nga 7”, ka paralajmëruar Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat