Duan qëndrimin e Hakajt te Samsunspori

Futboll

Duan qëndrimin e Hakajt te Samsunspori

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 11:12
Duan qëndrimin e Hakajt te Samsunspori

Esin Hakaj u transferua këtë verë nga skuadra e Partizanit te Samsunspori në Turqi, për t’iu bashkuar Eraldo Çinarit, i cili pak ditë para mbrojtësit të majtë kishte kryer të njëjtin fluturim.

Mendohej se tifozët e Samsunsporit do të ishin më të lumtur me transferimin e Eraldo Çinarit në klub, pasi po merrnin një goleador dhe një nga lojtarët më të mirë të Superiores shqiptare, por me kalimin e ditëve, u kuptua se më shumë u lidhën me Esin Hakajn, i cili në ndeshjet miqësore dhe në seancat stërvitore, ka treguar nivele shumë të larta dhe cilësi të mira në fashën e majtë të prapavijës.

Por së fundmi, ka një problem te klubi turk, pasi nuk u lejohen më shumë se 7 lojtarë të huaj për sezonin e ri. Aktualisht, janë 11 lojtarë të huaj te Samsunspori dhe stafi teknik vendosi të huazonte Esin Hakajn për këtë sezon. Vetë mbrojtësi shqiptar nuk ka reaguar aspak për këtë çështje, pasi kanë qenë tifozët turq ata që u kanë dalë kundër drejtuesve të Samunsporit.

Të gjithë duan qëndrimin e Esin Hakajt në ekip, pasi janë impresionuar nga paraqitjet e këtij të fundit dhe e shohin si një lojtar që mund të japë më të mirën për vitet e ardhshme në krahun e majtë të mbrojtjes. Klubi me shumë gjasa do të tërhiqet dhe do ta mbajë Hakajn në ekip pas protestave të shumta të tifozëve. Kjo gjë u la të kuptohej edhe nga deklarata e fundit e trajnerit të Samsunsporit, Mehmet Altiparmak.

“Nuk i kemi komunikuar Hakajt largimin, aspak. Ne e dimë mirë që kemi 11 lojtarë të huaj dhe na duhet të mbajmë vetëm 7, por për momentin nuk kemi vendosur asgjë. Kështu që, tifozët të mos shqetësohen nga lajmet e publikuar”, tha trajneri i Samsunsporit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat