Koeman: Champions League është një gjë tjetër

Futboll

Koeman: Champions League është një gjë tjetër

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:19
Koeman: Champions League është një gjë tjetër

Ronald Koeman, trajneri i Barcelona-s, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Real Sociedad:

“Jam entuziast për fillimin e kampionatit dhe për faktin se mund të kemi 20.000 ose 22.000 tifozë në stadium. E njohim cilësinë e Real Sociedad. Vitin e kaluar kemi luajtur disa hrë kundëe tyre dhe kanë qenë gjithmonë ndeshje interesante”, ka thënë Koeman.

Në lidhje me largimin e Messi-t:

“Është folur shumë për Messi-n dhe është normale sepse po flasim përmëtë fortin në botë. Megjithatë, Messi është e shkuara tashmë dhe ne kemi një skuadërfortë. Nga nesër nuk ka justifikime. Jam i bindur se njerëzit do ta vlerësojnë këtë skuadër”.

Në lidhje me objektivat:

“Champions League është një gjë tjetër. Duhet të mendojmë për La Liga-n dhe kemi njëskuadër të fortë që mund të synojë maksimumin”.

Në lidhje me Depay:

“Pres shumë nga Memphis. E njoh mirë, kemi kaluar dy vite në kombëtare. Nakadhënë shumë aty dhe i kërkoj të njëjtën gjë tani. Është i fortë, i shpejtë. Pa Messi-n do të na duhen më shumë gola, edhe me strategji të tjera”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat