Drita nuk ndalet me përforcime 

Futboll

Drita nuk ndalet me përforcime 

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:59
Drita nuk ndalet me përforcime 

Drita nga Gjilani nuk ndalet me përforcime, sjell në radhët e saja edhe Ardit Tahirin.

Synimet e Dritës janë që të luftojnë për të gjitha trofetë. 

“Ardit Tahiri është lojtari jonë më i ri!

FC DRITA me kënaqësi ju njofton se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit tonë.

Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub.

Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit tonë, për t'i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës.

Arditi deri më tani ka qenë pjesë e FC BESA nga Peja, ndërsa pas paraqitjeve të mira, ka bindur që të bashkohet me ne. 
DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata tri vjeçare mes lojtarit dhe klubit”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat