VAR-i u testua edhe në Teuta-Shamrok Rovers

Futboll

VAR-i u testua edhe në Teuta-Shamrok Rovers

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 18:02
VAR-i u testua edhe në Teuta-Shamrok Rovers

Sezoni i ri në Kategorinë Superiore do të vijë me risi, pasi do të hyjë në veprim sistemi VAR, që pritet të minimizojë sa më shumë gabimet e gjyqtarëve.

Aktualisht po kryhet faza e tretë dhe e fundit e trajnimit në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkëngjitet edhe sistemi.

Pas provave të kryera në “Selman Stërmasi” në ndeshje të rinjsh, të enjten në mbrëmje sistemi në fjalë është provuar nga arbitrat shqiptarë edhe në ndeshje turit të tretë të Konferencë Ligës mes Teutës dhe Shamrok Rovers.

Në këtë takim kemi pasur të bëjmë thjesht me testime, pasi VAR-i ka qenë “offline” duke mos pasur ndikim tek arbitrat e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat