Teuta vazhdon me Vilën

Futboll

Teuta vazhdon me Vilën

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:49
Teuta vazhdon me Vilën

Ditë me zhvillime të rëndësishme te Teuta. Fillimisht klubi durrsak, njoftoi “divorcin” me portierin Stivi Frashëri, që pritet të nisë një përvojë të re në kampionatin Kosovar, më pas zyrtarizoi afrimin e sulmuesit anësor holandez, Arsenio Valpoort,

29-vjeçarit me origjinë nga Surinami, ka një karrierë mjaft të pasur, pasi ka luajtur me klube si Herenveen, Zwolle, Ferencvaros, Ëalvijk, etj., ndërsa së fundi ishte pjesë e qipriotëve të Ermis Aradippou.

Në orët e mbrëmjes vjen njoftimi tjetër, ai i rinovimit të kontratës së Emiliano Vilës:

“Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe per një sezon"/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat