E ardhmja e Marcel Sabitzer vazhdon të mbetet misterioze…

Futboll

E ardhmja e Marcel Sabitzer vazhdon të mbetet misterioze…

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:38
Marcel Sabitzer

Kontrata e kapitenit të Leipzig, që do të skadojë vitin e ardhshëm, detyron klubin ta shesë dhe Bayern Munich e do!

Austriaku mund t’i thotë lamtumirë Leipzig në javët e ardhshme.

Trajneri i Leipzig Jesse Marsch foli për situatën sot, duke sqaruar pozicionet: “Vitet e fundit Sabitzer është bërë një figurë e rëndësishme për klubin. Por është e vështirë të mbash një lojtar nëse ai nuk dëshiron të qëndrojë.

Unë e kuptoj që mendon për këtë kur një klub si Bayern është i interesuar, dhe ky është vetëm një nga shumë klube.

Ne kemi pasur biseda të mira. Ne të dy jemi mjaft të pjekur dhe e kuptojmë se situata mund të ndryshojë ose të mbetet e njëjtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat