Ancelotti: Ndjesitë janë të mira

Futboll

Ancelotti: Ndjesitë janë të mira

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 11:40
Ancelotti: Ndjesitë janë të mira

Real Madrid i dha zjarr në debutim teksa fitoi 1-4 në fushën e Alaves, takim i javës së parë në LaLiga.

Karim Benzema realizoi një dygolësh dhe ishte protagonist. Carlo Ancelotti nuk mund të kërkonte më shumë në rikthimin e tij.

Trajneri italian është i kënaqur me ndeshjen dhe fitoren e parë në kampionat, teksa analizoi për mediet triumfin me “poker” në transfertë.

“Ndjesitë janë të mira, fituam një ndeshje të komplikuar në pjesën e parë, por që shkoi shumë më mirë në të dytën.

Në pjesën e parë ishim disi të ngathët dhe pak agresivë, por në këtë fazë të sezonit mund të ndodhë. Disa prej lojtarëve janë stërvitur shumë pak me ne, ky është problemi i vetëm. Sa i përket pjesës tjetër, gjithçka shkoi shumë mirë.

Ekipi u impenjua dhe luftoi nga minuta e parë në të fundit, zhvilluam një pjesë të dytë shumë të mirë dhe mendoj se e merituam plotësisht fitoren“, deklaroi Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat