Messi po thyen rekorde të njëpasnjëshme

Futboll

Messi po thyen rekorde të njëpasnjëshme

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 14:30
Messi po thyen rekorde të njëpasnjëshme

Futbollisti me famë botërore Lionel Messi po thyen rekorde të njëpasnjëshme jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

“Pleshti” nuk ka të ndalur, teksa para rreth një muaji theu një rekord historik në Instagram me foton e tij me trofeun e Copa America, i cili ishte i pari i tij me kombëtare.

Ky postim u bë fotoja sportive më e pëlqyer në Instagram ndonjëherë, duke arritur në 19.9 milionë pëlqime atë ditë, ndërsa tani numëron 21.8 milionë pëlqime.

Por nuk ishte ajo hera e vetme që Messi do të merrte atë pëlqyeshmëri në Instagram. Foto tjetër e tij, kur ai pozon me fanellën e PSG-së, ka arritur të thyejë një tjetër rekord shikueshmërie, ku ka arritur të shihet nga mbi 20 milion ndjekës.

Tek foto e prezantimit te PSG, Mesi mori 21.1 milionë pëlqime duke u bërë fotografia e dytë me më shumë pëlqime ndonjëherë, ndërsa fotografia në postimin për largimin nga Barca renditet e treta me 20.7 milionë pëlqime, raporton albeu.

Tani, Mesi ka 3 postimet më të preferuara apo të pëlqyer të lidhura me sportin në rrjetin social Instagram, duke treguar edhe njëherë se jo më kot është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, me gjashtë Topa të Artë të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat