Një sulmues tjetër për Simone Inzaghi

Futboll

Një sulmues tjetër për Simone Inzaghi

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 18:26
Një sulmues tjetër për Simone Inzaghi

Një sulmues tjetër për Simone Inzaghi.

Interi lufton ndaj kohëd që një sulmues i ri t’i dorëzohet trajnerit të ri para fillimit të kampionatit. Pothuajse të gjitha sinjale t çojnë vetëm në një drejtim, atë të Bergamos për Duvan Zapata.

Sulmuesi i Atalanta është ndër kandidatët, me të vërtetë ai është më i popullarizuari, së bashku me Correa dhe Insigne. Dje kolumbiani nuk luajti kundër Juventusit për shkak të një problemi fizik dhe jo sepse ishte në treg.

Merkato, të paktën me drejtuesit ballë për ballë, u mbajt në Monza, në stadiumin U-Power për ndeshjen miqësore me Dinamo Kiev, kur Ausilio takoi drejtorin sportiv të Atalanta,  Sartori. Bisedimet e para dhe propozimet e para për të arritur një marrëveshje që i kënaq të gjithë.

Interi e vlerëson kolumbianin në 30 milionë euro, drejtuesit e Bergamos 10 më shumë.

Dhe, siç ndodh gjithmonë, akordi mund të jetë në mes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat